Gazeta ruse: Me ndryshimet kushtetuese mund të ndahet autoqefalia e Kishës Ortodokse Maqedonase

Me miratimin e ndryshimeve kushtetuese në Shkup, me të cilat ndryshohet emri i shtetit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, këtij shteti i hapen dyert drejt NATO-s dhe BE-së, shkruan gazeta e Moskës “Komersant”, njofton Portalb.mk.

Duke shkruar për ndryshimet kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë dhe problemet në Qeverinë dhe Parlamentin Grek “Komersant” duke u thirrur në burime evropiane diplomatike në Ballkan, shkruan se NATO më në shkurt planifikon që ta nënshkruajë protokollim me Shkupin për hyrje dhe se pastaj do ta ratifikojnë të gjitha vendet e Aleancës dhe Maqedonia do të bëhet shteti anëtar i 30-të.

“Komersant” vlerëson se miratimi i ndryshimeve kushtetuese mund të ketë edhe një pasojë, të rëndësishme jo vetëm për shtetet ballkanike, duke shtuar se, sipas ekspertëve rajonal, ajo mund të ndikojë edhe ndaj ndarjes së autoqefalisë së Kishës Ortodokse Maqedonase.

Gazeta, gjithashtu thekson se ekspertët ballkanik janë të sigurt se Perëndimi do ta përkrahë Marrëveshjen e Prespës në Kuvendin grek.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button