Diplomatja franceze: Franca uron që Greqia ta ratifikojë Marrëveshjen e Prespës

Zëdhënësja e Ministrisë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, Anjes Fon Der Mil (Agnès Von Der Mühll) ka përshëndetur miratimin e ndryshimeve kushtetuese më 11-janar në Kuvendin e Maqedonisë, dhe të njëjtin e ka vlerësuar si hap thelbësor për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Prespës, transmeton Portalb.mk.

“Franca përshëndet votimin përfundimtar më 11 janar 2019, nga ana e Kuvendit të Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, për ndryshimet kushtetuese, të cilat parashikoheshin në Marrëveshjen e Prespës, e cila u nënshkrua më 17 qershor 2018, midis atij vendi dhe Greqisë. Ky është një hap thelbësor për hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshjeje historike, për t’i dhënë fund një mosmarrëveshjeje dypalëshe, që daton mbi një çerek shekull. Siç theksoi edhe kryetari i Republikës së Francës, Marrëveshja e Prespës është e mirë për vendin, për rajonin dhe për Evropën”, tha Fon Der Mil.

Ajo ka komentuar edhe fazën e ardhshme në Kuvendin e Greqisë: “Franca shpreson dhe uron, që Parlamenti i Greqisë, së shpejti të votojë në favor të ratifikimit të Marrëveshjes”, tha Fon Der Mil.

LEXO: Gazeta Zyrtare e Maqedonisë: Versioni përfundimtar i ndryshimeve kushtetuese
LEXO: Ndryshimet kushtetuese janë publikuar në Gazetën Zyrtare, por jo edhe ligji i gjuhëve
LEXO: 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button