Së pari e presim Greqinë dhe më pas do të hyjmë në NATO

Dorëheqja e ministrit grek të Mbrojtjes, Panos Kamenos dhe qëndrimi i Grekëve të Pavarur që të mos e votojnë Marrëveshjen e Prespës, vetëm për një kohë të shkurtër futën ankth te elita politike në vend. Më pas shpejt arriti besimi që kryeministri Aleksis Cipras, i cili kërkoi të votohet për besimin e Qeverisë së tij, jo zyrtarisht ka siguruar shumicë në Kuvend, që do të thotë se do të do të mbijetojë votimi i besimit dhe do të votohet zgjidhja e emrit. Kjo, sipas paralajmërimeve duhet të ndodhë kah fundi i muajit ku do të përfundojë pjesa më e madhe e obligimeve të Marrëveshjes së Prespës. Por, ajo nuk do të jetë e  “gjallë” deri sa Kuvendi në Greqi nuk e ratifikon protokollin për anëtarësim të Maqedonisë në NATO, transmeton Portalb.mk.

Cipras tha se kjo do të ndodhë, por pak më vonë për shkak arsyeve teknike. Menjëherë më pas, vendet anëtare të NATO-s do të marrin njoftim se marrëveshja hyn në fuqi dhe do të mund ta ftojnë Maqedoninë t’ju bashkëngjitet.

Nëse punët në Greqi nuk mbarojnë siç parashikon Cipras, Marrëveshja e Prespës nuk do të vlejë edhe përkundër asaj që Maqedonia i ka ratifikuar ndryshimet kushtetuese. Kthehemi në të vjetrën dhe gjithçka do të jetë e njëjtë siç ishte para se Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias të vendosin nënshkrim të vendimit në Prespën e Vogël.

LEXO: Cipras: Ashtu siç fqinjët nuk u tërhoqën nga marrëveshja, ashtu edhe ne nuk do të tërhiqemi

LEXO: Shtatë hapat e Maqedonisë deri në anëtarësimin në NATO (INFOGRAFIK)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button