Lionel Messi – i vetmi në histori me 400 gola në Spanjë

Futbollisti argjentinas Lionel Messi shënoi golin e 400-të në ndeshjen kundër Eibar, njofton KosovaPress.

Messi shënoi në minutën 53 në ndeshjen që Barcelona fitoi me 3:0, duke u bërë lojtari i dytë në historinë e futbollit që shënon 400 gola.I vetmi që arriti të bënte këtë ishte Cristiano Ronaldo. Portugezi ka nëntë gola më shumë se Messi, por ky i fundit ka 63 ndeshje më pak.

Megjithatë, Ronaldo i arriti rë gjithë golat e tij në Premier League (Manchester United), La Liga (Real Madrid) dhe tani Serie A (Juventus), ndërsa Messi shënoi vetëm 400 në Spanjë, duke e bërë atë të vetmin lojtar në historinë e futbollit spanjoll, transmeton KosovaPress.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button