Shqipëri: Zgjerohet protesta, ngujimit i bashkohen studentët e Mjekësisë

Zgjerohet protesta e studentëve, të cilët prej disa ditësh kanë bojkotuar mësimin dhe vijojnë të ngujuar në fakultetet përkatëse. Mbrëmjen e sotme, ngujimit i janë bashkuar edhe studentët e fakultetit të Mjekësisë, njofton BalkanWeb.

Me maska dhe uniformat e bardha, studentët e Mjekësisë bashkohen me studentët e Ekonomikut, Inxhinierisë, Juridikut dhe Arkitekturës të cilët vijojnë ngujimin prej 4 ditësh në fakultetet përkatëse.

Pas mbledhjes së zhvilluar mbrëmjen e sotme, studentët e Fakultetit Ekonomik dolën me vendimin për të vijuar bojkotin dhe ngujimin edhe në ditët në vijim deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

LEXO: Rama njofton studentët: Nga nesër, në sekretariate sqaroheni për tarifat e bursat
LEXO: Protesta e studentëve në Shqipëri, gozhdojnë dyert e Universiteteve (FOTO- VIDEO)
LEXO: Mbyllet në Tiranë protesta e studentëve, paralajmëruan kthimin nesër
LEXO: Studentët e Shqipërisë duan përmbushje kërkesash, jo negociim të tyre (VIDEO)
LEXO: Studentët e Shqipërisë nuk ndalen, edhe sot në protestë
LEXO:  Studentët bojkotojnë mësimin, i kanë zaptuar sallat e fakulteteve për t’i kthyer në ambiente diskutimesh

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button