Katër të vdekur nga shpërthimi në Paris

Prokuroria e Parisit të dielën njoftoi se nën rrënojat është nxjerrë një trup, me çka numri i viktimave në shpërthimin e të shtunës në një furrë buke në Paris u rrit në katër, raporton Anadolu Agency (AA).

Shpërthimi i cili ndodhi për shkak të rrjedhjes së gazit në furrë në rrethin e nëntë të Parisit të shtunën në mëngjes, shkaktoi edhe dhjetëra të plagosur, kurse zyrtarët francezë thonë se dhjetë persona janë në gjendje kritike.

Zëdhënësi i Brigadës Zjarrfikëse, Eric Moulin, tha se 30 zjarrfikës janë në terren dhe po kërkojnë viktimat eventuale nën rrënojat e makinave dhe objektit.

Zyrtarët lokal thanë se njerëzit u evakuuan nga disa ndërtesa për rreth. Për rreth 40 persona është siguruar një objekt i përkohshëm banimi, ndërsa dhjetëra të tjerë u vendosën tek miqtë dhe familjarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button