Zaharieva: Është me interes kombëtar për Bullgarinë të ketë një fqinj të qëndrueshëm dhe të sigurt

Sa i përket Republikës së Maqedonisë, është me interes kombëtar për Bullgarinë të ketë një fqinj të qëndrueshëm dhe të sigurt, ndërkaq shteti do të jetë i tillë kur të bëhet anëtar i NATO-s dhe BE, tha ministrja e punëve të jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, njofton plus24.mk.

Sipas BGNES, shefja e diplomacisë bullgare shtoi se “vendi nuk do të bëjë kompromis me kushtet që duhet të respektohen për t’u bërë pjesë e gjithë procesit të negociatave të BE-së”.

“Një nga kushtet në procesin e para-anëtarësimit është që shteti të ketë marrëdhënie të mira fqinjësore, të mos udhëheqë një politikë të izoluar dhe nacionaliste, të mos vjedhë historinë e fqinjëve dhe të mos mohojë të kaluarën e përbashkët historike. Bullgaria do të përcaktojë qartë këto kushte,” shtoi Zaharieva.

LEXO: Dimitrov në vizitë pune në Bullgari, hyn në fuqi Marrëveshja për fqinjësi të mirë
LEXO: Ditë historike! Kuvendi i Maqedonisë dha dritë jeshile për ndryshimin e emrit të shtetit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button