Rama: Gjykata Kushtetuese do t’i japë fund maskaradës për ministrin e Jashtëm

Kryeministri Edi Rama përmes një mesazhi në Twitter thotë se nuk do të vazhdojë debatin me presidentin Ilir Meta për çështjen e ministrit të Jashtëm.

Rama duket se tashmë nuk do të propozojë një emër të ri për ministër, pas refuzimit të Gent Cakës nga ana e Metës. Ai thotë se tashmë do të presë gritjen e Gjykatës Kushtetuese, pasi sipas tij zyra e Presidencës është marrë peng, transmeton Telegrafi.

“Mos prisni të merrem më me një pengmarrës të Kushtetutës në zyrën e Presidentit, i cili është katandisur në çizme rezervë e Doktoreshës së Shkencave. Gjykata e re Kushtetuese do t’i japë fund kësaj maskarade, ndërsa vëmendja jonë do jetë e gjitha tek njerëzit e zero tek çizmet”,shkruan Rama në Twitter.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button