Ndryshimet kushtetuese, Gjermania: Sapo ta miratojë edhe Greqia Marrëveshjen, shpejtë do të kyçeni në NATO

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Hajko Mas pret që edhe Kuvendi i Greqisë ta miratojë Marrëveshjen e Prespës dhe Maqedonia e Veriut më pas shpejt do t’i kyçet NATO-së dhe do të mundet t’i fillojë bisedimet për anëtarësim në BE, pasi që Kuvendi i Maqedonisë i miratoi ndryshimet kushtetuese të parapara me marrëveshjen për zgjidhjen e kontestit të emrit, njofton Portalb.mk.

“Zgjidhja e kontestit për emrin mes Shkupit dhe Athinës në fund. Presim që edhe Kuvendi i Greqisë të japë pajtueshmëri për marrëveshjen dhe vendi Maqedonia e Veriut shpejtë më pas të kyçet në NATO dhe do të mundemi t’i fillojmë bisedimet për hyrje në BE. Kontesti mes dy vendeve ka zgjatur 27 vite. Përgjegjësit, para se gjithash kryeministrat Cipras dhe Zaev bënë përpjekje dhe përfundimisht u zgjidh ky konflikt”, thuhet në kumtesën e MPJ-së.

Ndryshe, pas një beteje të gjatë dhe të lodhshme, me shumë situata të panjohura që nga qershori i vitit 2018 kur u nënshkrua Marrëveshja e Prespës, sonte më në fund Kuvendi i Maqedonisë dha dritë jeshile për ndryshimin e emrit të shtetit. U miratuan katër amandamentet që ndryshuan Kushtetutën e vendit dhe kur të hyjnë në fuqi, shteti do të quhet “Maqedonia e Veriut”.
Ky akt, Maqedonisë i siguron antarësim në NATO dhe datë bisedimesh me Bashkimin Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button