Adnan Ajrulla: Qyteti Shkup të ketë kujdes nëse lëshon leje ekologjike B për guroren në Gazi Babë

“Të kihet kujdes kur lëshohet leje ekologjike B. Kemi shembull në Gazi Babë, është dhënë leje nga Ministria e Ekonomisë. Nuk është konstatuar gjendja faktike sa e dëmshme është gurorja për vendbanimin me 5.000 – 6.000 banorë.   Gjithë kohës flasim për erozion në Malin e Zi të Shkupit, ndërsa atje është planifikuar hapja e gurores, në 7 kilometra nga qendra e Shkupit! Tani procedura është tek ju. Mendoni, ekzistojnë burime për ujë. Tani më kemi dëm, sapo e ndërtuan rrugën deri te lokacioni,  është ri destinuar një sasi e madhe e ujit në drejtim të Straçincit”, u ankua mbrëmë Adnan Ajrulla, banor i fshatit Straçinc, transmeton Radiomof.

Ajrulla ishte i pranishëm në ngjarjen publike për buxhetin në Këshillin e Qytetit Shkup, ku ju bëri apel pushtetit lokal të kenë kujdes me lëshimin e lejes së integruar B për firmën “Melkam Inzhinering”, rasti i të cilit me guroren u aktualizua verës.

Atëherë Ajrulla dhe banorët lokal protestuan dhe me mur të gjallë i ndaluan aktivitetet.  Tani, për Radio MOF thotë se po përballen me problem të madh, jo vetëm për Straçincin, por edhe për vendet përreth të cilët i kanë mbështetur iniciativat për stopimin e gurores – Stajkovci, Brnjanci, Hasanbeg…

“Gjithsej janë 15.000 banorë. “Melkan Inzhinering” e fitoi koncesionin, kinse i posedon të gjitha lejet, por erdhëm në konkluzion se ekzistojnë shumë lëshime gjatë procedurës për dhënien e lejes. Nga ata që kanë nënshkruar mendim, askush nuk e di ku gjendet lokacioni.  Në vetëm 300 metra është burimi për ujë në vendbanimin Straçinc!  Problemi, me siguri buron nga Gazi Baba, sepse mendimin e parë e kanë dhënë njerëzit e komunës (për ndarjen e koncesionit për hulumtim gjeologjik për minerale të përpunueshme – kuarc në lokalitetin “Lavinçevi”n.z.). Habit fakti që më 11 mars 2011, jepet mendim negativ, sepse ka ujëmbledhës. Por për 20 ditë e tërheqin mendimin negativ edhe japin mendim pozitiv. Nuk kam koment!”, thotë Ajrulla i cili është i punësuar në Sektorin për Mjedis Jetësor në Gazi Babë.

Qytetarët do të dëmtohen me guroren, thotë ai, sepse 99% merren me bujqësi. Jetojnë nga ai vend, nga natyra.

“Atje kultivohen dredhëzat më të pastra për gjithë territorin e Shkupit.  Askush nuk mund të më bindë se në lartësi prej 300 metra, në 90% të përpjetë, se pluhuri nuk do të bjerë mbi dredhëzat.  Dhe prandaj paraqitëm iniciativë deri te Qeveria për të tërhequr lejen. Janë konstatuar disa gabime, ndër të cilat edhe ajo se firma nuk posedon B leje të integruar. Shpresoj se do të shqyrtohet në Qytetin Shkup dhe që këtu do ta zgjidhim problemin.  Ne kërkojmë, njerëzit kompetent të dalin nga lokacioni. Kemi vërtetim, letër nga “Fazan” (shoqëria e gjuetarëve) se kafshët e egra janë të mbrojtura me ligj.  Nuk e di çfarë e drejtë është dikush të përzërë drenushën, lepurin, ujkun. Ky është vendbanimi i kafshëve të egra”, tha Ajrulla.

Nga Qyteti Shkup në ngjarjen e djeshme, ku u prezantua buxheti për mjedis jetësor për vitin 2019, thanë se B lejet e integruara lëshohen me vëmendje të veçantë.

“Gjithashtu, gjatë vetë procedurës së B – lejes së integruar ekologjike, dorëzohet në komunë, ku edhe ju vetë mund të jepni mendimin tuaj, pa dallim nëse do të jetë pozitiv ose negativ.  Për këtë lëndë biseduam edhe para Vitit të ri. Kjo kërkesë ka arritur tek ne para 2 – 3 ditë, e dimë rastin dhe do të jemi në kontakt”, iu përgjigjën Ajrullaut nga Qyteti.

Për ndryshe, nga Ministria e Ekonomisë që në verën e vitit 2018, thanë se shtatë institucione të tjera kanë konfirmuar se gurorja nuk do të shkaktojë asnjë dëm, por hapën mundësinë, komuna të paraqesë kërkesë dhe të shqyrtohet koncesioni.

“Melkam Inzhinering” theksonte se “sipas të gjitha vlerësimeve dhe elaborateve ekologjike, si dhe sipas vendimeve të fituara nga institucionet kompetente, nuk ekziston asnjë rrezik për mjedisin jetësor”. Gjithashtu, asgjë nuk do të realizohet jashtë standardeve të miratuara me ligj. Nga “Melkam Inxhinering” kërkuan ndihmë nga Ministria e Ekonomisë dhe nga Komuna e Gazi Babës për zbardhjen e rastit dhe për vazhdimin e punëve ndërtimore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button