Shkup, janë lëshuar në shitje kartelat e reja elektronike të autobusëve

Ndërmarrja e Qarkullimit Publik Shkup nëpërmjet një kumtese njofton se nga disa e sotme janë lëshuar në shitje kartelat e reja elektronike, transmeton Portalb.mk.

“Duam ta informojmë opinionin se Ndërmarrja e Qarkullit Publik Shkup i ka lëshuar në shitje kartelat elektronike “Skopska” me dizajn të ri. Dizajn të ri kanë të dy llojet e kartelave, të personalizuarat dhe jo personalizuarat. Vlera edhe funksionaliteti i kartelave të reja mbetet i njëjtë si kartelat e vjetra të cilat ende mund të shfrytëzohen.

Ideja dhe vendimi për dizajnin e ri të kartelave “Skopska” simbolikisht lidhet me risitë e planifikuara të cilat NTP Shkup do t’i realizojë gjatë vitit, si furnizimi i autobusëve të rinj.

NQP planifikon që gjatë muajit prill të vendosë edhe biletë elektronike për një vozitje, ndërsa nga muaji qershor të aplikohet edhe aplikacioni modern për pajisje të mençura me të cilat qytetarëve do t’ju mundësohet fleksibilitet maksimal në shfrytëzimin dhe blerjen e shërbimeve”, thuhet në njoftimin e Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button