Janë tërhequr 500 vaksina kundër fruthit nga 11 punkte të vendit

Jo 67 vaksina, siç ishte numri fillestar, por 500 vaksina MRP në të cilat janë ngjitur deklarata të gabuara me afat të skaduar të përdorimit, janë gjetur dhe janë tërhequr nga 11 punkte të vaksinimit në vend, konfirmuan për Plusinfo nga MALMED, Agjencia për Barna dhe Mjete Ndihmëse Mjekësore të Republikës së Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

Për momentin pritet mbledhje urgjente në Ministrinë e Shëndetësisë, ku pritet të vendoset, mes tjerash, se çfarë masa dënuese do të ndërmerren kundër kompanisë “Makedonijalek” ku janë ngjitur deklaratat e gabuara të vaksinave, të cilat në kushtet të e shpalljes së epidemisë së fruthit, filluan të shfrytëzohen me shpejtësi.

Institucionet kompetente që nga dita e parë pas zbardhjes së këtij lëshimi konfirmuan se të gjitha vaksinat kundër fruthit, rubeolës dhe paritit janë me afat të mirë, deri në qershor dhe korrik 2019.

“I tërheqim 500 vaksina nga gjithsej 11 punkte të vaksinimit në vend me deklarata të gabuara, ndërsa të gjitha edhe njëherë do të numërohen te Ministria e Shëndetësisë.  Gjithashtu do të kontrollohet se a janë vaksinuar fëmijë me këto letra. Të gjitha vaksinat janë të mira dhe me kualitet të mirë, por kompania që e ka bërë gabimin, duhet të paguajë dënim. Pa dyshim, gabimi i bërë duhet të dënohet”, deklaruan nga MALLMED.

LEXO: Ministria e Shëndetësisë: Të gjitha vaksinat MRP janë me afat dhe të sigurta

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button