Ligji për Prokurorinë Speciale, pushteti po kërkon mënyra për të arritur marrëveshje për mandatin

Ende nuk dihet se si do të jetë epilogu i fatit të Prokurorisë Speciale Publike, pasi që t’i mbarojë mandati, po punohet në gjetjen e mënyrës së si do të duhet që të vazhdojë me punë. Këtë e deklaroi sot në takim jo-formal me gazetarët, ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, njofton Portalb.mk.

“Ajo që dihet është se hetimet e hapura do të vazhdojnë, por nuk dihet se çfarë do të bëhet me materialet e përgjuara, gjegjësisht kush do të jetë kompetent për t0δ njëjtat. Sipas ligjit parashihet zgjerimi i kompetencave për ndjekjen e funksionarëve të lartë, por ende nuk është definuar saktësisht se si. Po punojmë që edhe t’i sigurojmë votat e nevojshme pasi që sigurisht duhen dy të tretat për t’ia vazhduar mandatin”, tha Deskoksa.

Propozim ligji i ri për Prokurorinë Speciale parasheh zgjerimin e kompetencave, gjegjësisht që prokurorët në krye me Katica Janevën të ndjekin vepra edhe jashtë bisedave të përgjuara, gjegjësisht “bombave”. Por, për të kaluar ligji i ri për Prokurorinë Speciale, me të cilin parashihet vazhdim i mandatit, do të duhet që pushteti t’i sigurojë 80 vota, që sipas të gjitha gjasave do të jetë e vështirë, duke e pasur parasysh që VMRO-DPMNE tanimë gjatë kohë është në fushatë të hapur kundër ekipit të Prokurorisë Speciale.

Ndaj propozim-ligjit të ri ka pasur reagime edhe nga prokurori Lubomir Joveski i cili ka thënë se thelbësore është të vendoset se kush do të kryejë kontroll mbi punën e Prokurorisë Speciale Publike.

“Me strategjinë për reforma në sistemin gjyqësore të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë është e parashikuar që PSP të bëhet pjesë e sistemit prokurorial. Edhe unë merrem me atë që të ketë ligj të posaçëm në të cilin do të inkorporohet edhe puna e PSP-së si prokurori e veçantë në rrjetën e prokurorive publike. Grupi punues që punonte në përgatitjen e ligjit përgatiti version të tillë”, theksoi Joveski.

Sipas tij, patjetër duhet të vlerësohet dhe të merret parasysh se Prokuroria Speciale Publike ka vendosur standarde të reja dhe perceptim të ri për prokurorinë, para se gjithash në hetimin e lëndëve dhe  zgjedhjen për pavarësi të plotë financiare.

Diskutabile është që me ligjin e ri, pasi që të hyjë në fuqi, Katica Janevës do t’i vazhdohet mandati edhe për 5 vjet me automatizëm.

Përpos ligjit për Prokurorisë Speciale, Ministria e Drejtësisë po punon edhe në ligjet e reja reformuese në mesin e të cilëve është edhe ai për Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit, Prokurorinë, Këshillin Gjyqësor, Kontestet Administrative, Sanksionet Kundërvajtëse etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button