Banka Botërore: Në vitin 2019 në Maqedoni do të ketë rritje prej 3.2 të BPV-së

Rritje të Bruto Prodhimit Vendor në Maqedoni prej 2.9 për qind në vitin 2019 parashikon Banka Botërore në raportin më të ri të janarit, që është sinjal se vështirë do të realizohen paralajmërimet e Qeverisë se ky vit do të jetë vit ekonomik, transmeton Portalb.mk.

Nga Banka Botërore presin që rezultatet përfundimtare për vitin 2018 të tregojnë se vjet rritja ekonomike në Maaqedoni ka përfshirë vetëm 2.5 për qind. Nga banka në vitin 2020 na paralajmërojnë rritje prej 3.2 për qind.

Projeksionet e Bankës Botërore dallojnë nga ato të Qeverisë, e cila pret që llogaritë për vitin e kaluar të tregojnë rritje prej 2.8 për qind dhe parashikon që rritja këtë vit të jetë 3.2 për qind, ndërsa në vitin 2020 madje deri në 4 për qind.

Sipas Bankës Botërore, ekonomia e Maqedonisë do të rritet më ngadalë nga ekonomitë e rajonit. Rritje më të madhe në rajon këtë vit do të shënojë Kosova me 4.5 për qind. Në Shqipëri pritet rritje prej 3.6 për qind, në Serbi prej 3.5 për qind, ndërsa në Bosnjë e Hercegovinë për 3.4 për qind. Rritje nën tre për qind si Maqedonia pritet vetëm edhe në Malin e Zi ku projektohet rritje të Bruto Prodhimit Vendor prej 2.8 për qind në vitin 2019.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button