Kamerierja del në të gjitha pozat e yjeve në Golden Globe, kjo i ndryshoi jetën

Në ceremoninë e ndarjes së cmimeve Globi i Artë bënte kamerieren, por Kelleth Cuthbert, është modele dhe ajo mbrëmje do të kthehej në një moment të rrallë për karrierën e saj. Deri javën e kaluar, nuk e njihnin shumë, por gjërat ndryshuan për Kelleth kur u shfaq në disa prej pozave të yjeve të ceremonisë. Rastësi apo jo, kjo gjë i ka ndryshuar jetën 31 vjecares, shkruan Bordo.al.

Interesi për vajzën që u servirte ujë yjeve në tapetin e kuq u ngjall papritur. Kanë vërshuar mesazhet dhe ofertat, rrëfen ajo; deri mbrëmjen e Golden Globe kisha 53.000 ndjekës në Instagram, tani kanë arritur 210.000.  Kelleth është kanadeze, por jeton me të shoqin në Los Angeles.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button