Rruga kryesore e fshatit Rashçe të Sarajit nuk pastrohet sa duhet (VIDEO)

Banorët e fshatit Rashçe të Komunës së Sarajt thonë se nuk janë të kënaqur nga pastrimi i mbrëmshëm i borës, transmeton Portalb.mk. Por, Komuna thotë se punohet vazhdimisht.

Rruga kryesore e fshatit sot është e pa-pastruar dhe veturat kalojnë me shumë vështirësi, siç mund të shihet edhe në videon më poshtë.

“Rruga e fshatit Rashçe sot nuk është pastruar, ndërsa pastrimi i mbrëmshëm nuk ishte siç duhet”, tha K.R., banor i fshatit Rashçe.

Ndërkaq, nga Komuna e Sarajit thonë se ekipet e pastrimit janë në terren dhe se do t’i pastrojnë rrugët e fshatrave, por reshjet e dendura të borës paraqesin vështirësi.

“Ekipet janë në terren që nga mëngjesi dhe vazhdimisht po pastrojnë, por për shkak reshjeve të dendura të borës, pastrimi bëhet me vështirësi, duke e pasur parasysh se sapo pastrohen rrugët, menjëherë mbushen përsëri. Mbrëmë është pastruar rruga në Rashçe dhe sot përsëri do të shkojnë ekipet, sipas planit që ata e kanë”, thonë nga Komuna e Sarajit.

Gjithashtu nga Komuna shtojnë se tre makina janë duke pastruar rrugët dhe gjithashtu po punohet për mirëmbajtjen e trotuareve, por pastrimi bëhet me vështirësi për shkak reshjeve të dendura të borës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button