Aaron Ramsey arriti marrëveshje me Juventusin

Futbollisti aktual i Arsenalit londinez, Aaron Ramsey, sipas informacioneve të mediave italiane dhe britanike ka arritur marrëveshje me Juventusin dhe në qershor si lojtar i lirë duhet t’i bashkangjitet kampionit të Italisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kontrata do të duhet të nënshkruhet javën e ardhshme në Torino ndërsa Ramsey do të duhet të fitojë 7.5 milionë euro në vit.

Uellsiani arriti në Arsenal në vitin 2008 nga Cardiff City. Për “topxhinjtë” ka luajtur 354 ndeshje dhe ka shënuar 61 gola. Për kombëtaren e Uellsit ka luajtur 58 ndeshje dhe ka shënuar 14 gola.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button