Maqedonia për herë të parë u kualifikua në Kampionatin Evropian të Volejbollit

Ekipi nacional i Maqedonisë në volejboll mbrëmë për herë të parë është kualifikuar në Kampionatin Evropian pasi në xhiron e fundit të kualifikimeve në Shkup e mundi Hungarinë me 3-0, raporton Anadolu Agency (AA).

Ky rezultat i ekipit nacional të Maqedonisë i mundësoi si një nga pesë ekipet më mirë të plasuara në vendin e dytë për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian këtë vit, nga 13 deri më 29 shtator edhe atë në katër vende: Slloveni, Holandë, Belgjikë dhe Francë.

Në Kampionatin Evropian të Volejbollit për herë të parë do të marrin pjesë 24 kombëtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button