Kushtet në shkolla: Inspektorati konstatoi parregullsi në “Penko”, as MASH nuk ndërmerr asgjë

As Ministra e Arsimit dhe as Komuna e Butelit nuk respektojnë vendimin e Inspektoratit të Arsimit i cili ka konstatuar shkelje ligjore në shkollën fillore “Petar Zdravkovski-Penko” në Komunën e Butelit. Dy institucionet do të lënë nxënësit në klasa të stërngarkuara, ndërsa nuk ka as dhënie të përgjegjësisë për këtë gjendje.

Pas alarmimit nga ana e Portalb.mk për gjendjen në shkollën fillore “Petar Zdravkovski-Penko” në Komunën e Butelit, e cila ballafaqohet me mungesë hapësirash dhe me numër të madh të nxënësve, gjë të cilën e konstatoi edhe Inspektorati arsimor, përpos Komunës në fjalë as Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk do të ndërmarrë asgjë për zgjidhjen e këtij problemi.

Nga MASH disa herë thanë se komuna nuk ka bërë kërkesë dhe prandaj nuk kanë intervenuar lidhur me këtë çështje, por sipas Ligjit për Arsim fillor – neni 171, nëse komuna për arsye nga më të ndryshmet nuk respekton ligjin, atëherë MASH mund të ja merr kompetencat deri në zgjidhje të problemit.

Por një gjë e tillë nuk do të ndodhë në këtë rast, pasi që sipas ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, mungon hapësira fizike për zgjidhjen e problemit.

“Ne jemi për respektim të ligjit  ne gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë, përfshirë edhe komunën e Butelit në kuadër të së cilës është shkolla fillore ‘Petar Zdravkovski-Penko’. Gjithashtu jemi plotësisht të vetëdijshëm se ka shkolla të caktuara veçanërisht në Qytetin e Shkupit janë të mbingarkuara dhe mundësitë për të krijuar hapësira shtesë nuk kemi. Nuk bëhet fjalë për mjete financiare por nga aspekti hapësinor, pasi që nuk kemi ku të ndërtojmë apo mbindërtojmë klasat shtesë”, tha për Portalb.mk, Ademi.

Ai porositi drejtorët dhe komunat të kenë kujdes dhe të respektojnë dispozitat ligjore që të mos mbingarkohen klasat.

Shkolla fillore Petar Zdravkovski Penko në komunën e Butelit

Edhe pse të kontaktuar sërish nga Portalb.mk, Komuna nuk komentoi më rastin por mbetet në qëndrimin e vjetër se ky problem nuk do të ekzistojë më, pasi që premtojnë që vitin e ardhshëm do të zbatohet ligji për regjistrim, duke lënë të kuptohet se ,nuk ka zgjidhje për situatën aktuale të paraleleve të klasave të para që mësojnë në çerdhe, si dhe paraleles e cila ka mbi 34 nxënës.

Ndryshe, Inspektorati i Arsimit gjatë inspektimit konstatoi problemin e numrit të madh të nxënësve ku në të gjitha paralelet e klasës së parë numri ishte në kufi, 34 nxënës dhe në një ishte 38 nxënës, dhe i njejti kërkon nga Komuna të ndërmerr hapa konkrete.

Sipas raportit të inspektoratit të cilin e posedon redaksia Portalb.mk, thuhet se kjo shkollë ka bërë kërkesë në shtator të vitit pranë komunës së Butelit, për punësimin e një mësimdhënësi dhe për ndarjen e kësaj paraleleje e cila tejkalon numrin e nxënësve të paraparë me ligj, por që nga komuna nuk kanë kthyer përgjigje.

“Gjatë kryerjes së kontrollit pranë shkollës fillore Petar Zdravkovski-Penko në komunën e Butelit është konstatuar se dy paralelet me mësim në gjuhën maqedonase kanë 17 nxënës, ku e para 1 ka 9 nxënës dhe e para 2 ka 8 nxënës, në paralelet me mësim në gjuhën shqipe, e para 3 ka 38 nxënës, e para 4 ka 34 nxënës, e para 5 ka 34 nxënës dhe e para 6 ka 34 nxënës dhe në paralelen me mësim në gjuhen turke, e para 7 ka 27 nxënës”, thuhet në raportin e Inspektoratit.

Nga ky institucion bëjnë të ditur se këtë raport e kanë dërguar te komuna nën të cilën bie kjo shkollë, të cilës i sugjerojnë që të bëjë ndarjen e paraleles me 38 nxënës.

LEXO:Kushtet në shkolla: Paralelet në ‘Penko’ të stërmbushura me nxënës

LEXO:Kushtet në shkolla: Katër paralele të klasës së parë të shkollës ‘Penko’ mësojnë në çerdhe

LEXO: Kushtet në Shkolla: Komuna e Butelit hesht për problemin në shkollën ‘Penko’

LEXO: Kushtet në shkolla: Ministria e hedh fajin te Inspektorati, ata sanksionojnë stërmbushjen me nxënës

LEXO: Kushtet në shkolla: Edhe pse shkelet ligji, Komuna nuk do të kërkojë ndërtim shtesë të shkollës “Penko”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button