Sasi të mëdha të gjakut të dhuruar për shkak të qeseve të papërshtatshme kanë përfunduar në bërllok

Për shkak të qeseve të papërshtatshme, është hedhur një sasi jashtëzakonisht e madhe e gjakut të grumbulluar në aksione për dhurim të gjakut; nuk ka pasur sistem të mirëfilltë për dokumentim dhe kontrollim të pranimit, përpunimit dhe të dorëzimit të gjakut, ndërsa nuk është punuar si duhet me të hollat dhe furnizimet, njofton Meta.mk.

Konkluzione të tilla përfshin auditimi i rregullsisë të Institutit të mjekësisë për transfuzion për punën me fondet e veta në vitin 2017, që është përgatitur nga Enti shtetëror i revizionit. Auditorët japin vlerësim të përgjithshëm identik edhe në revizionin e rregullsisë për funksionimin me llogarinë e të ardhurave nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore (FSSHM).

Janë konstatuar dobësi të kontrolleve të brendshme për arkëtimet, pagesave me para të gatshme nga arka dhe transferimit të parave në llogarinë e transaksionit.

Në arkë janë konstatuar mungesa dhe korrigjime të gjendjeve si dhe korrigjime të aparateve fiskale pa shpjegime të dokumentuara, ndërsa probleme ka pasur edhe lidhur me angazhimin e punonjësve me kontratë, si dhe problemet me regjistrimin, përpunimin dhe lëshimin e gjakut dhe produkteve të gjakut.
Enti shtetëror i revizionit ka vërtetuar probleme edhe me pagesat për udhëtime zyrtare, telefoni mobile, reprezentacion dhe shpenzime të përgjithshme, gjegjësisht nuk janë kryer kontrolle të duhura për këto pagesa. Përveç kësaj, ka pasur mospërputhje në mënyrën e dhënies së kontratave për prokurime publike dhe me monitorimin e realizimit të tyre.

Vërejtjet kanë të bëjnë me vitin 2017, përkatësisht periudhës kur kanë menaxhuar Emilija Vellkova, drejtoreshë mjekësore nga viti 2013 deri më 4 gusht 2017, Avni Ismaili, u.d. drejtor organizativ prej vitit 2009 dhe Koço Dimitrovski, u.d. drejtor mjekësor nga 4 gusht 2017 deri më 28 mars 2018.
Veç kësaj, është konstatuar edhe shkelja e disa rregullave ligjore, ndërsa gjatë arkëtimit të pagesave nga pacientët “privatisht” janë përcaktuar çmime të njëjta si ato referente, që, revizionit shtetëror janë çmime shumë të ulëta për pacientët vetë paguajnë shërbim të plotë.

Përveç kësaj, përkohësisht në një moment janë angazhuar edhe 22 persona, që është mbi minimumin ligjor për punësime të përkohshëm pa leje të Ministrisë së financave. Ma ata janë nuk janë nënshkruar kontrata për vepër.
Është vërtetuar se nuk janë iniciuar procedurat për arkëtim ose padi për kërkesa më të vjetra se tre vjet, në shumën të përgjithshme prej 10.2 milion denarë (më shumë se 165.000 euro). Pretendimet e përgjithshme të Institutit, deri në fund të vitit 2017, kanë qenë 384.45 milionë denarë (6.25 milionë euro). Gjithashtu, është konstatuar hedhje jashtëzakonisht e madhe e gjakut dhe derivateve të gjakut, gjegjësisht edhe deri në 263 për qind humbje në një qendër rajonale. Instituti e ka shpjeguar këtë me dëmtim të qeseve për gjak dhe skadimin të afatit të përdorimit të tyre.

Në raportin e dytë, gjegjësisht revizion të rregullsisë së operacioneve të Institutit të mjekësisë për transfuzion me llogarinë e të ardhurave nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor (FSSHM), thuhet se ka probleme të shumta me prezantim objektiv dhe të vërtetë të gjendjes financiare dhe rezultateve të aktivitetet financiare në raportet financiare, ndërsa negativ është vlerësimi edhe për respektimin e rregullores ligjor, udhëzimeve dhe politikave të vendosura gjatë realizimit të transaksioneve financiare gjatë vitit 2017.

Parregullsi janë konstatuar në përllogaritjen e koeficienteve të pagave, gjatë punësimit të njerëzve në vendet e punë sipas sistematizimit. Pagesa e orëve jashtë orarit dhe kujdestarisë është bërë pa dokumentacion të duhur.
Inventari është mirëmbajtur keq, thuhet në raportin e Entit shtetëror për revizion i dedikuar shpenzimit të parave nga FSSHM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button