Një person ka sulmuar kolegët e tij të punës në shërbimin e zjarrfikësve të Ohrit

Një person ka sulmuar kolegët e tij të punës në shërbimin e zjarrfikësve të Ohrit, e tij dhe dyshohet se ka kryer edhe disa krime të tjera, njofton Prokuroria Publike, transmeton  Portalb.mk 

Sipas Prokurorisë pasi ka hyrë në ambientet e shërbimit të zjarrfikësve në Ohër, ai ka sulmuar kolegun e tij me një shkop druri, duke e goditur atë në kokë. I sulmuari ka pësuar lëndime të rënda trupore. Duke vazhduar, në oborrin e shërbimit të zjarrfikësve, ai sulmoi edhe një tjetër kolegë. Nga fuqia e goditjeve, i dyti i dëmtuar ra në borë, pas së cilës sulmuesi vazhdoi ende ta godasë.

Pas kësaj, i dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes. Më vonë, ai është paraqitur në numrin zyrtar të telefonit 193 dhe ka kërcënuar kolegët e tij, njofton Prokuroria Publike.

Kumtesa e Prokurorisë thotë se :” Prokurori publik kompetent i Prokurorisë Publike të Ohrit ka lëshuar urdhër për kryerjen e procedurës hetimore kundër të dyshuarit për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se ai ka kryer krime – dëmtim i rëndë trupor nga neni 131 paragrafi 3, Dhuna nga neni 386 paragrafi 3 dhe rrezikim i sigurisë në nenin 144 paragrafi 3 të Kodit Penal.

“Prokurori publik ka vlerësuar se ekziston rrezik që i dyshuari të përsëris krimin, të arratiset dhe të ndikojë te dëshmitarët, pas çka para gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Ohrit ka paraqitur propozim për përcaktim të masës për paraburgim”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button