Komuna e Gostivarit e gatshme për tu ballafaquar me motin e  ligë që na pret

Sipas parashikimit të motit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike dhe rekomandimit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Komuna e Gostivarit është duke i bërë të gjitha përgatitjet për tu ballafaquar me motit e ligë që na pret, i ndjekur me reshje intensive të borës  dhe me temperatura të ulëta.

Me qëllim të ndërmarrjes së aktiviteteve parandaluese në kohë reale për reduktimin e pasojave nga paqëndrueshmëria e paralajmëruar e moti, janë njoftuar udhëheqësitë e bashkësive lokale në territorin e komunës.

Nëse është e nevojshme, krahas operarotorit për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve, do të  angazhohen me kapacitet të plotë edhe ndërmarrjet publike dhe njësia e zjarrfikësve.

Shtabi komunal i krizave do të jetë në bashkëpunim të vazhdueshëm me Shtabin rajonal për menaxhimin e krizave.

Vlen të përmendet se të gjitha rrugët lokale në territorin e  komunës së Gostivarit janë të kalueshme dhe trafiku zhvillohet pa probleme serioze. Rrugët pastrohen rregullisht nga bora, ndërsa kur temperaturat bien, vazhdimisht hidhet kripë.

Për ballafaqim me sukses të gjendjes, luten qytetarët dhe personat juridikë që t’i respektojnë normat e parashikuar me ligj për kushte të këtilla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button