Rrugët dhe trotuaret në Tetovë, thuajse aspak të pastruara nga bora

Rrugët dhe trotuaret në qytetin e Tetovës janë thuajse aspak të pastruara nga bora që ka filluar të bjerë që pasditen e ditës së martë. Nga ana tjetër, nga Komuna e Tetovës thonë se nga ora pesë e mëngjesit ekipet e tyre punojnë në mënyrë intensive, njofton Portalb.mk.

Gjëja e parë që të bie në sy sot në Tetovë janë rrugët dhe trotuaret e pa pastruara nga bora. Reshjet e borës kanë qenë intensive këto dy ditë dhe bora e ka bërë të vështirë ecjen e këmbësorëve nëpër trotuare si dhe kalimin e automjeteve në rrugë. Banorët ankohen se ecja nëpër rrugë dhe trotuare është i vështirë për to, dhe se nuk shohin aktivitete nga Komuna për pastrimin e këtyre rrugëve.

Rrugët e Tetovës, 10.01.2018

Nga Komuna e Tetovës thonë se në qytet nuk ka pasur ndonjë vështirësi, ekipet e operatorëve ekonomik janë duke punuar pandërprerë dhe është bërë hedhja e kripës dhe rërës njëkohësisht. Ndërkaq deri më tani nuk ka pasur ndonjë problem të theksuar në rrugët e qytetit.

Ndërkaq ata lajmërojnë që është hasur problem në fshatrat e thella të malësisë së Sharrit, ku janë dërguar ekipe përforcimi dhe makineri shtesë për të pastruar rrugët.

“Është hasur problem në fshatrat e thella te malësisë së Sharrit, Vicë, Xhermë, Bozovcë, pasi që bisedohet për kushte shumë të vështira atmosferike dhe për temperatura ekstreme, ku niveli i borës është 90cm. Në ora 9:00 nga shtabi i menaxhimit janë dhënë instruksione që të dërgohen ekipe përforcimi dhe makineri shtesë me qëllim që rrugët e malësisë të jenë të kalueshme dhe depërtueshme”, thonë nga Komuna e Tetovës.

Gjatë ditës së djeshme Komuna e Tetovës lajmëroi se NPK “Tetova” ka formuar ekipe mobile që do të merren enkas me pastrimin e trotuareve dhe rrugicave.

Rrugët e Tetovës, 10.01.2018
Rrugët e Tetovës, 10.01.2018
Rrugët e Tetovës, 10.01.2018
Rrugët e Tetovës, 10.01.2018
Rrugët e Tetovës, 10.01.2018

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button