Rënie e konsiderueshme e çmimit të naftës në 2019, importet nga Bullgaria do të ushqejnë inflacionin

Parashikimet për çmimet e naftës, raporti dollar-euro dhe pritshmëritë për inflacionin në vitin 2019 mund të kenë ndikim të rëndësishëm mbi buxhetet familjare dhe parashikimet në sektorin e biznesit në Maqedoni.

Në raportin e fundit për treguesit makroekonomikë, Banka Popullore njoftoi se në vlerësimet më të reja të çmimit të naftës për vitin 2019 është bërë një rishikim në rënie në krahasim me tetorin. Në kushte kur pritet kërkesë më e ulët në botë dhe nivel më të larta të depozitave, pritet një rënie e ndjeshme e çmimit, në vend të rritjes, në vitin 2019. Për vitin 2020, revizionet te ky karburant janë me tendencë të rritjes, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Duke pasur parasysh se çmimi i benzinate në vend formohet sipas një formule në të cilën rol të rëndësishëm ka çmimi i naftës në bursa, mund të pritet se ketë vit do të reduktim të çmimeve të derivateve të naftës, nëse realizohen parashikimet e BPRM-së

Ata presin që edhe inflacioni efektiv i huaj do të jetë 1.9 për qind në vitin 2019 dhe 2 për qind në vitin 2020. Revizioni në rritje është kryesisht për shkak të vlerësimeve për inflacion më të lartë të importuar nga Bullgaria për të gjithë periudhën e parashikimeve.

Kursi i këmbimit euro/dollar për vitin 2019 është reviduar me tendencë të rritjes, me çka pritet zhvlerësim i vogël i dollarit (rënie në vlerë) që pritet në 2018 dhe rritje e vlerës në vitin 2019.

“Revidimi me tendencë të rritjes është kryesisht për shkak të inflacionit të ulët dhe pritjeve për rritje më të ulët në eurozonë dhe pritjet e tregut për fillim të procesit të normalizimit të politikës monetare të BQE më vonë se ishin paralajmëruar. Nga ana tjetër, për vitin 2020 është bërë revidim me tendencë të rënies minimale (zhvlerësim më i madh i dollarit të SHBA-ve)”, thuhet në raportin e BPRM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button