Drejtoria Doganore punëson 78 persona për shkak zmadhimit të punës

Drejtoria Doganore ka shpallur thirrje për punësim të 78 personave në kohë të caktuar deri në fund të këtij viti fiskal, ndërkaq si arsye kryesore për atë është theksuar rritja e përkohshme e punës deri në fund të vitit 2019, njofton Portalb.mk.

Në shpallje kërkohen këshilltarë, doganierë, doganierë të lartë, kandidatë për epror të Sektorin e Kabinetit të Drejtorit në Drejtorinë Doganore, Inspektor e Skener Mobil, Shef të Shërbimit për Projekte në Sektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe për vende tjera të punës.

Rroga fillestare e eprorit të Sektorit është 39.899 denarë, ndërkaq shefit të Shërbimit 34.067 denarë, për udhëheqës të turnit 33.432 denarë, për këshilltar të pavarur 32.401 denarë, për këshilltar 30.724 denarë, për doganier të lartë 31.053 denarë, për doganier 22.887 denarë, për operator administrativ 24.060 denarë dhe për pagues është 16.571 denarë.

Për më shumë rreth shpalljes lexoni: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button