Mbyllet në Tiranë protesta e studentëve, paralajmëruan kthimin nesër

Ka zgjatur rreth 4 ore protesta e sotme e studenteve para Kryeministrisë. Studenteve u jane bashkuar sot edhe qytetare te tjere, minatore dhe banore te Unazes se Re, nderkohe qe ne mbyllje te protestes, ata kane njoftuar vazhdimin e saj diten e nesërme ne te njejten ore.

LEXO: Protesta e studentëve në Shqipëri, gozhdojnë dyert e Universiteteve (FOTO- VIDEO)

Studentet kane shtuar sot edhe nje pike te nente ne kerkesat e tyre. Kerkesa e nente e studenteve eshte “te anulohet ligji per Arsimin e Larte”, kerkese kjo edhe e shume pedagogeve qe me heret u bene firmetare te nje peticioni ne mbeshtetje te studenteve.

Ne mbeshtetje te studenteve, qe vijojne sot protesten e tyre para Kryeministrise u jane bashkuar edhe banore te Unazes se Re. Ata proetstojne bashke me studentete para zyres se Rames dhe bejne thirrje per plotesimin e kerkesave, qe i jane bere tashme publike Rames.

“Mos harro se ate zyre nuk e ke te tenden, aty je me qira dhe do te largojme”- jane shprehur banore te Unazes se Re.

Studenteve protestues u jane bashkuar paraditen e sotme edhe minatoret. “Ne kemi fëmijët tanë, kemi ardhur nga Puka, nga Mirdita, Do të vijnë të tjerë nga Bulqiza. Studentët kanë të drejtë të protestojnë pasi i kanë kërkesat legjitime. Na kanë vjedhur legjitimitetin”- thone ata.

Minatoret proetstues kujtojne se ata vuajne sot mungesen e te drejtave. “Ne minatorët nuk kemi asnjë të drejtë. Na kanë mashtruar për statusin. Dhe na mashtrojnë. Ne kërkojmë që të mbështesim studentët, por kemi ardhur edhe për kërkesat tona legjitime. Kemi lënë shokët tanë nën tokë”, tha nje nga minatoret.

Pas nje marshimi nga fakultetet e tyre, studentet jane mbledhur para godines se Kryeministrise.

Te gjithe bashke shprehen te vendosur per te protestuar deri ne plotesimin pa asnje kusht te kerkesave te tyre, duke deklaruar se nuk heqin dore nga protesta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button