SHBA ka kryer sulm ajror në Afganistan, të paktën 4 civilë kanë humbur jetën

Të paktën 4 civilë kanë humbur jetën si pasojë e sulmit ajror në qytezën Kurgan të krahinës Faryab në veri të Afganistanit, të kryer nga njësitë e NATO-s që veprojnë në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi ushtarak në veri të vendit, Hanif Rezai, në deklaratën për AA, tha se mjeti ajror pa pilot i SHBA-ve ka shënjestruar kampin e talebanëve në rajonin Tokuzderek të Kuraganit.

Ai duke treguar se në sulm janë vrarë 14 militantë, tha se ende nuk kanë informacione në lidhje me viktimat civilë.

Ndërsa Ihsan Mahdum, një banor i rajonit për AA tha se në sulm ka humbur jetën babai i tij dhe 3 familjarë.

Talebanët ende nuk kanë bërë deklarata në lidhje me ngjarjen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button