Irani dhe Rusia planifikojnë ushtrime të përbashkëta detare në Kaspik

Rusia dhe Irani po planifikojnë ushtrime të përbashkëta detare në Detin Kaspik “në një të ardhme të afërt”, ka thënë një zyrtar iranian, njofton REL.

Agjencia e lajmeve Mehr ka cituar admiralin Hossein Khazadi të ketë thënë se dy shtetet po planifikojnë “ushtrime taktike, të shpëtimit dhe anti-pirateri”.

Irani dhe Rusia kanë kryer ushtrime të përbashkëta detare në Kaspik edhe në vitin 2015 dhe 2017.

Admirali Khanzadi gjithashtu ka thënë se “të gjitha shtetet përreth Kaspikut” kundërshtojnë prani ushtarake në këtë zonë nga ndonjë shtet jo-bregdetar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button