Një tërmet i fuqishëm e goditi Brazilin

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur pjesën perëndimore të Brazilit në kufi me Perunë, duke prekur më së shumti pjesën e largët të pyjeve të Amazonës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Aktualisht nuk ka raportime për dëmet e shkaktuara, ndërkohë që Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës tha se fuqia e tërmetit ka qenë 6.8 ballë sipas Rihterit dhe me epiqendër 89 kilometra në perëndim të Tarauaca në Brazil.

Tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 575 kilometrash, dhe me gjasë nuk duhet të ketë shkaktuar dëme të mëdha nga shkaku i thellësisë dhe vendndodhjes së largët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button