Gjermani, janë liruar të dyshuarit për sulmin në zyret e AFD-së

Autoritetet gjermane kanë liruar tre të dyshuar për shpërthimin jashtë zyrës së partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD). Policia ka thënë se të dyshuarit janë liruar pasi nuk ka pasur prova të mjaftueshme që t’i mbajnë në paraburgim.

Prokurorët nuk kanë dorëzuar kërkesën për paraburgimin e të dyshuarve – që të tre shtetas gjerman- lidhur me sulmin në qytetin Doebeln, transmeton REL.

Shpërthimi në afërsi të zyreve të AfD-së ndodhi më 3 janar. Nga ky shpërthim pati dëme materiale, por asnjë person nuk u lëndua.

Autoritetet gjermane njoftuan se task-forca për terrorizëm dhe ekstremizëm janë përfshirë në hetimin e këtij sulmi. Ata nuk kanë pranuar që të japin detaje se çfarë lloj eksplozivi është përdorur në këtë sulm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button