Grekët dhe shtetasit e Maqedonisë ua kanë shtrenjtuar automjetet bullgarëve

Për shkak të interesit të madh të grekëve dhe shtetasve të Maqedonisë për automjete më ekologjike, në vendet ku shiten veturat në qytetin Dupnicë, i kanë shtrenjtuar dhe nuk janë shumë të qasshme për bullgarët që nuk munden të blejnë veturë të re, ndërkaq dëshirojnë automjet të vjetër më të ruajtur me klasë më të lartë ekologjike, informon televizioni nacional bullgar BNT, njofton Portalb.mk.

Pë shkak të tatimeve të mëdha për automjetet e vjetra, për të cilat në fillim të vitit hyrën në fuqi tatimet e reja në Bullgari, interesi është rritur për blerje të automjeteve të reja, që i shqetëson shitësit e automjeteve të shfrytëzuara, të cilat janë importuar prej jashtë vendit.

Veturat më të vjetra ngelin për bullgarët të cilët nuk i kanë kushtet shumë të mira ekonomike, por edhe ato nuk janë të kënaqur me atë zgjedhje, pasi që nga 1 janari tatimet për automjetet që e ndotin më shumë janë rritur përafërsisht për 30%.

Arsyeja që grekët dhe shtetasit e Maqedonisë shkojnë në Dupnicë, është pasi që çmimet tani atje janë liruar dhe kanë vlerë më të ulët se sa në Greqi dhe Maqedoni.

“Kërkojnë nga viti 2005-2006, me standard eko 4 ose eko 5. Veturat më të vjetra për bullgarët të cilët dëshirojnë vetura më të lira”, thotë për BNT shitësi Stojço Stojçov.

Por, ata bullgarë që duan vetura të shfrytëzuara me standarde më të larta ekologjike po përballen me shtrenjtimin e shkaktuar për shkak të interesimit të grekëve dhe shtetasve të Maqedonisë.

“Kërkoj veturë për rreth 3.000 leva, ata kërkojnë 4.000. që do të thotë se janë shtrenjtuar për rreth 1.000 leva, dhe atë e sqaroj se ka ndodhur për shkak të interesit të grekëve”, sqaron bullgari Boris Krushevski.

Shitësit e automjeteve të importuara thonë se thuajse edhe nuk kërkojnë automjete me motor dizeli, ndërkaq interesi është më i madh për automjetet me benzinë. Për atë, numri më i madh i automjeteve që importohen prej vendeve tjera janë me benzinë.

Ndryshe, Sofja e ka lëshuar në përdorim kalkulatorin online me të cilin çdo banor-pronar të veturave do të munden të llogarisin se sa do të paguajnë tatim në vjet për veturën e tyre në bazë të dispozitës së re ligjore për eko-standardin.

Kuvendi i Bullgarisë më 7 nëntor të vitit të kaluar i ka miratuar ndryshimet e paralajmëruara, sipas të cilave rritet tatimi për automjetet e vjetra dhe kamionët me peshë të përgjithshme deri në 3 tonë e gjysmë, të cilët shumë e ndotin ajrin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button