Gardhi për deponinë me lindan në Draçevë do të jetë furnizimi i parë publik i Ministrisë së Mjedisit për vitin 2019

Rrethimi me gardh i deponisë së egër me substancë toksike dhe kancerogjene të quajtur lindan në Pelenicë të Draçevës, do të jetë furnizimi i parë i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në këtë vit, konfirmojnë për “Meta”, transmeton Portalb.mk.

Edhe pse fillimisht është paralajmëruar se deponia do të ndërtohet deri në fund të vitit që kaloi, ekipi i “Meta-s” dje ka qenë në lokacion dhe në terren nuk ka parë asnjë aktivitet.

Sekretarja shtetërore e Ministrisë së Mjedisit, Ana Petrovska, thotë se ende zgjatin specifikimet për gardhin dhe se i njëjti do të bëhet deri në fund të muajit.

“Ende po bëhen specifikime për gardhin. Kur të jenë gati do të shpallim thirrje për ndërmarrjen e cila do ta vendos gardhin. Pasi që ende nuk e dimë se ku është lindani dhe në çfarë hapësire, patjetër duhet të jemi të kujdesshëm, gjegjësisht çfarë hapësire dhe deri në fund të muajit do të vendoset gardhi. Ky do të jetë furnizimi i parë publik i Ministrisë së Mjedisit Jetësor”, thotë Petrovska.

Ndryshe, paraprakisht njoftuam se në rrethin e Draçevës, ekziston një deponi ilegale në të cilën gjenden disa tonë mbetje toksike lindan, e cila ka ardhur nga fabrika OHIS.

LINDANI  – SUBSTANCË ME TOKSICITET TË LARTË

SHKAKTON:

  • Sëmundje të mëlçisë dhe gjakut
  • Dëmtime të sistemit nervor, kardiovaskular, imunitar dhe reproduktiv
  • Më tepër lloje të kancerëve (duke përfshire limfomën ne-Hoxhing)
  • Është rezistent ndaj shpërbërjes
  • Akumulohet në organizma të gjallë
  • Përçohet përmes ujit, ajrit (grimca PM), tokës

LEXO: Analizë të detajuar deponisë së egër me lindan në Draçevë, kërkoi kryetari i komunës Temellkovski
LEXO: Deponitë me lindan nuk kanë fund: Në oborrin e OHIS-it gjendet edhe e treta?
LEXO: Përveç lindanit, në OHIS ka zhivë, pesticide, pluhur PVC dhe substanca të tjera helmuese

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button