Cipras: Zaev me intervistë i hodhi poshtë të gjitha argumentet e Micotakisit

Me intervistën e sotme për “Efimerida Ton  Sindakton”, kryeministri i IRJM, Zoran Zaev i ka hedhur poshtë të gjitha argumentet e Micotakisit, i cili ehtë kundër Marrëveshjes së Prespës, kështu ka komentuar kryeministri grek, Aleksis Cipras, njofton Portalb.mk.

Në kumtesë theksohen edhe disa pjesë të intervistës së kryeministrit lidhur me shtetësinë, gjuhën, se bëjnë pjesë në grupin e gjuhëve sllave dhe se qëndrimi se “e pranojmë trashëgiminë e veçantë kulturore, historinë e veçantë greke në rajon”.

Nga kabineti i kryeministrit pyesin, pas gjithë kësaj “çfarë argumente të reja do të shpikin” nga opozitarja “Demokracia e Re”.

“Tani kur vetë Zoran Zaev plotësisht i hodhi poshtë pseudo-interpretimet e grupit ekstremist të djathtë të Demokracisë së Re për nacionalitet, gjuhë dhe histori, çfarë do të bëjë Micotakis? Mbrapa cilit argument qesharak do të fshihet?”, pyesin nga kabineti i kryeministrit Cipras.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button