Omar: Do ta bëjmë SHBA-në një vend që rritet me idealet e lirisë fetare

Politikanja muslimane me origjinë nga Somalia, Ilhan Omar, e cila në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA ka hyrë në Dhomën e Përfaqësuesve nga rajoni Minnesota, tha se “Këto troje të vjedhura nga popujt vendas dhe të ndërtuara mbi shpinën e skllevërve me ngjyrë do t’i bëjmë një vend që rritet me idealet e bashkëjetesës dhe lirisë fetare”.

Omar, e cila është politikanja e parë muslimane në historinë politike të SHBA-ve që hyn me mbulesë në Kongres, në një prononcim për Anadolu Agency (AA) ka folur pas aktivitetit të zhvilluar të ceremonisë së betimit në Kongres.

Ajo tha se është shumë e emocionuar dhe se është e kënaqur që do të përfaqësojë popullin e rajonit të saj. “Po ashtu jam krenare gjithashtu që më është dhënë mundësia për të treguar përpjekje për njerëzit dhe për të rregulluar demokracinë”, tha Omar.

Në lidhje me pyetjen se çfarë kuptimi kishte betimi i saj mbi Kur’anin e mbetur nga gjyshi i saj të cilin e mban me vete që kur ka ardhur në SHBA në vitin 1995 si refugjate, Omar është përgjijgur: “Gjyshi është personi i cili më ka frymëzuar mua që të interesohem për politikën. Normalisht duhej të ishte këtu bashkë me ne por ka ndërruar jetë në vitin 2013. E di që do të dëshironte shumë që të ishte sot këtu. Për këtë arsye u betova mbi Kur’anin që i përket atij sepse kisha dëshirën që edhe ai të ishte sot këtu shpirtërisht”.

“Keith Ellison, muslimani i parë që ka ngritur vizionin për përfshirjen e muslimanëve në politkën amerikane”

Omar thotë se Keith Ellison i cili ka qenë refugjat dhe është muslimani i parë i zgjedhur anëtar në Dhomën e Përfaqësuesve sërish nga Minnesota në vitin 2006 është ai që ka ngritur vizionin për veten e tij dhe për shumë muslimanë në të gjithë vendin që ata të pozicionohen në politikën e SHBA-ve.

Pasi ka rikujtuar retorikat e urrejtjes që presidenti i SHBA-ve, Donald Trump i ka shprehur ndaj refugjatëve gjatë fushatës së tij në zgjedhjet presidenciale 2016 në Minnesota, Omar tha se “Qytetarët e Minnesota-s 2 vite më pas duke më zgjedhur mua i kanë dhënë një kundërpërgjigje të qartë Trumpit”.

“Do ta bëjmë një vend që rritet me idealet e lirisë fetare”

Omar thekson se gjatë detyrës së saj do të luftojë kundër Trumpit. “Këto troje të vjedhura nga popujt vendas dhe të ndërtuara mbi shpinën e skllevërve me ngjyrë do t’i bëjmë një vend që rritet me idealet e bashkëjetesës dhe lirisë fetare. Ky vend i cili për vite me radhë ka hapur krahët për refugjatët, do të vazhdojë gjithashtu që t’i dërgojë ata në Washington për të përfaqësuar të drejtat e tyre”, tha Omar.

“Për mua ka një kuptim të madh hyrja në Kongresin Amerikan”, tha Omar duke shtuar se vjen nga një vend që qeveria e Trumpit i ka vendosur ndalesën e hyrjes dhe se kjo ndalesë po të ishte vendosur para 23 vitesh nuk do të kishte mundësi të përfaqësonte popullin amerikan dhe refugjatët e tjerë.

Duke prekur edhe amerikanët e ekstremit të djathtë që janë të shqetësuar për hyrjen e saj në Kongres për arsyen se është muslimane, Omar tha: “Derisa ne vazhdojmë të bëjmë punën tonë, ju do të vazhdoni të jetoni me këtë dhimbje”, tha ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button