Bregu: Interesi i përbashkët qëndron jashtë dallimeve dhe kufijve gjeografik

Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (KBR) me sukses ka marrë mbështetje të konsiderueshme për reforma në Evropën Juglindore dhe kështu do të vazhdojë, ka thënë sekretarja e sapoemëruar e Përgjithshme e KBR-së, Majlinda Bregu, raporton Anadolu Agency (AA).

“Jean Monnet ishte i bindur në qëndrimin e tij se ‘popujt evropianë duhet të bashkohen për të mbijetuar’, e njëjta gjë vlen edhe për Ballkanin Perëndimor. Për të pasur vëmendjen e botës e cila ndryshon me shpejtësi, duhet të shfrytëzojmë raportet tona. Bashkëpunimi është thelbi i të gjithave. Kam nderin të ushtroj postin e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal dhe kam nderin si një nismë e rëndësishme rajonale, kjo organizatë ka ndihmuar në formësimin e veprimit të përpashkët në një zonë ku konfliktet për vite kanë paraqitur një kërcënim”, theksoi Bregu.

Ajo më tej shprehu bindjen se bashkarisht, nën udhëheqjen politike të procesit të bashkëpunimit në Evropën Juglindore dhe me mbështetjen e Bashkimit Evropian, përfshirë mediat dhe shoqërinë civile, do të vazhdojnë të marrin vendime të mençura duke inkurajuar një dialog të informuar.

“Do të jetë kjo një sfidë e rëndë në mesin e mundësive të ndërlikuara politike, ekonomike dhe shoqërore. E ardhmja varet nga bashkëpunimi. Integrimi i ekonomive tona në një treg, bashkimi i njerëzve dhe vlerave të përbashkëta, investimi në kapitalin intelektual njerëzor, në interesin tonë të përbashkët politik, ekonomik dhe të sigurisë. Nevoja për Evropën në rajon është e madhe dhe kjo nuk është e rastësishme, por sipas zgjedhjes. Jam e bindur se ritmi i zhvillimit rajonal do të ndikojë në ritmin e integrimit evropian dhe është një privilegj i madh të shfrytëzoj këtë mundësi me stafin e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal dhe kënaqësinë e fillimit me punë”, tha Bregu.

Majlinda Bregu sot mori detyrën e Sekretares së re të Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (KBR), pasi në këtë pozitë u emërua nga ministrat e Jashtëm të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP) më 23 prill të vitit 2018 në Bërdo të Kranjit në Slloveni. Bregu është një politikane nga Shqipëria dhe njihet si mbështetëse e projekteve të BE-së.

Bashkëpunimi Rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore janë të domosdoshme për avancimin e rajonit në rrugën evropiane. Në dy vitet e kaluara është bërë një përparim i rëndësishëm, mirëpo para nesh ende është një rrugë e gjatë. Sekretarja e re e Përgjithshme për Bashkëpunim rajonal është e gatshme të vazhdojë bashkëpunimin me të gjithë aktorët për përmirësimin e ambientit politik, dialogut, ndryshimeve, tolerancës dhe hapjes, si kusht themelor për stabilitet dhe prosperitet të rajonit të Evropës Juglindore dhe qytetarëve të saj.

Bregu postin e Sekretares së Përgjithshme të KBR-së e mori nga Gorana Svilanoviç, e cila ushtroi këtë detyrë në dy mandate të njëpasnjëshme (2013-2018).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button