Emërimi i Gent Cakajt si ministër i Jashtëm, PD: Ka vetëm 11 muaj që e ka marrë nënshtetësinë

Një nga emrat surprizë në Asamblenë e dhjetorit të Partisë Socialiste, ishte propozimi i shqiptarit nga Kosova, Gent Cakaj si ministër i Jashtëm.

Emri i Cakajt solli reagime të shumta dhe për moshën e tij tepër të re por dhe për zëvendësimin e Ditmir Bushatit sepse edhe zëra brenda vet PS e cilësuan si një ndër ministrat më të mirë të Shqipërisë, por pak momente më parë ka reaguar dhe demokrati Oerd Bylykbashi, transmeton Agjensia e Lajmeve Sot News.

Bylykbashi ka postuar pak më parë një foto ku tregon se Gent Cakaj ka marrë shtetësinë shqiptare më 30 janar 2018, pra ka vetëm 11 muaj që është shtetas shqiptar dhe voton për herë të parë në Shqipëri.

Oerd Bylykbashi shtron pyetjen se si një person që nuk ka bërë ende 1 vit si shtetas shqiptar mund të drejtojë Punët e Jashtme, kur sipas Kushtetutës vet Presidenti që do ta dekretojë duhet të jetë shtetas shqiptar që nga lindja, por dhe të ketë të paktën 10 vite banim në Shqipëri dhe të jetë jo më pak se 40 vjeç.

Postimi i plotë:

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button