80 votat për ndryshimet kushtetuese, Zaev: Numrin përfundimtar do ta dimë në ditën e votimit

Deri në ditën e votimit nuk do të dihet se a janë siguruar 80 votat “për” ndryshimet kushtetuese, për të cilat më 9 janar është caktuar seancë plenare në Kuvendin e Maqedonisë, kështu ka deklaruar sot kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, transmeton Portalb.mk.

“Siç zhvillohet situatat në Maqedoni, me shumë gjasë, për mënyrën se si do të zhvillohen ndryshimet kushtetuese, numrin përfundimtar do ta dimë në ditën e votimit. Seanca është caktuar për më 9 janar, dhe debati duhet të zgjat jo më shumë se 10 ditë. Meqë është paralajmëruar edhe mosprania e opozitës, VMRO-DPMNE me shumë gjasë ajo do të zgjat 2-3 ditë”, tha Zaev.

“Unë mund të them se do të bëj çmos që ta sigurojmë 2/3 e votave”, tha Zaev.

Përndryshe, megjithëse ligji për amnisti ishte parakusht për votën “për” të 80 deputetëve të pavarur, kryeministri Zoran Zaev paraprakisht ka theksuar se: “76 persona kanë deklaruar se do të votojnë për ndryshimet kushtetuese”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button