Stoltenberg: NATO mbështet dialogun Kosovë-Serbi

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, tha se NATO mbështet dialogun Kosovë-Serbi.

Stoltenberg në një intervistë për median malazeze CDM, ka theksuar se kalimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës në ushtri është një çështje për të cilën vendos vetë Kosova vendos, por sipas tij, ky veprim ka ardhur në kohë të gabuar.

Ai tha se i vjen keq për vendimin e Kuvendit të Kosovës për të miratuar një sërë ligjesh që bënë të mundur transformimin e Forcave të Sigurisë të Kosovës në ushtrinë, pavarësisht paralajmërimeve nga NATO në këtë rast.

“Edhe pse në parim tranzicioni i FSK-së është çështje për të cilën duhet të vendosë Kosova, e kemi bërë të qartë se ky veprim vjen në një kohë të gabuar. Me ndryshimin e mandatit të Forcave të Sigurisë së Kosovës, Këshilli i Atlantikut të Veriut duhet të shqyrtojë nivelin e angazhimit të NATO-së me FSK-në. Të gjitha palët duhet të sigurojnë që ky vendim, i bërë në kohë të gabuar, nuk do të rrisë më tej tensionet në rajon. Të gjithë aktorët politikë në rajon duhet të përqendrohen në përparimin në reforma dhe në dialog. Kam biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe i kam informuar për diskutimin aktual midis anëtarëve të NATO-së”, tha ai në një intervistë për CDM, përcjell Telegrafi.

Stoltenberg tha se Aleanca e Atlantikut të Veriut mbështet dialogun Kosovë-Serbi.

“Ne gjithashtu vazhdojmë të mbështesim plotësisht procesin e normalizimit midis Beogradit dhe Prishtinës, përmes një dialogu të mbështetur nga BE-ja. Kjo është vendimtare për paqen dhe sigurinë rajonale”, tha Stoltenberg.

Ndryshe, më 14 dhjetor 2018 Kuvendi i Kosovës ka votuar tri projektligjet që mundësojnë transformimin e FSK-së në ushtri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button