Çerdhet në Komunën Aerodrom prej sot nuk pranojnë fëmijë të pavaksionuar

Çerdhet në Komunën e Aerodromit prej sot nuk do të pranojnë fëmijë të pavaksionuar me MPR vaksinën pasi që dje u shpall epidemi nga morbiljet në territorin e Qytetit të Shkupit, kumtojnë nga Komuna, njofton Portalb.mk.

“Ministria e Shëndetësisë gjatë ditës së djeshme shpalli epidemi nga morbiljet në tërë zonën e Shkupit, me [ka prej sot, 3 janar, hyn në fuqi masa e përkohshme për ndalim të sjelljes së fëmijëve në [erdhe pa vaksina MPR”, thuhet në kumtesë.

Kjo masë, shtojnë prej atje, hyn në fuqi në pajtueshmëri me nenin 56 dhe 57 nga ligji për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet infektuese.

“Komuna e Aerodromit apelon deri te prindërit që t’i respektojnë rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë, me qëllim të mbrojtjes së fëmijëve nga kjo sëmundje dhe të parandalohet shpërndarja e mëtutjeshme e epidemisë nga morblijet”, thonë nga Komuna.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button