fbpx

Aksident me tren, kanë humbur jetën 6 persona në Danimarkë

Një aksident i rëndë është regjistruar në mëngjesin e sotëm në Danimarkë, ku një tren pasagjerësh është përplasur me rimorkion e një kampioni, transmeton Top Channel. 

Ngjarja ka ndodhur në urën që lidh dy ishujt kryesorë danezë, Fynenin me Zaelandën, ndërsa për shkak të erës së fortë, rimorkioja e kamionit u shkëput dhe u përplas me trenin e pasagjerëve.

Autoritetet raportuan për 6 persona të vdekur dhe rreth 16 të tjerë të plagosur, ndërsa në tren thuhet se po udhëtonin 131 persona.

Moti i keq vështirësoi edhe operacionin e e personelit të emergjencave, ndërsa pamjet televizive treguan se rimorkioja që u përplas me trenin, kishte logon e prodhuesit danez të birrës, Carlsberg.

Ura mbeti e mbyllur për trenat gjatë ditës, ndërsa qarkullimi i makinave në të dy drejtimet rifilloi pas pak minutash. Operatori hekurudhor danez Banedanmark tha se nuk priste që trafiku hekurudhor të rifillojë përpara të enjtes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button