Një shtetas nga Maqedonia ka vozitur me 254 km/orë nëpërmjet Kroacisë

Në natën e Vitit të Ri, Policia e ka arrestuar një shtetas të Maqedonisë, i cili nëpërmjet autostradës në afërsi të Nova Gradishka ka vozitur me shpejtësi prej 254 km/orë, njofton Portalb.mk.

Shtetasi nga Maqedonia ka vozitur me automjet me targa të Gjermanisë, ndërkaq pasi e kanë vërejtur patrulla policore e kanë ndaluar.

Policia e ka përjashtuar nga komunikacioni dhe i ka shqiptuar gjobë. Gjithashtu, të njëjtit i është ndaluar për një muaj që të drejtojë automjet të kategorisë B.

Policia kumtoi se vozitësi është 31 vjeçar, ndërkaq identitetin nuk e ka kumtuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button