SHBA-ja ka përdorur gaz lotsjellës ndaj emigrantëve në kufi me Meksikën

Autoritetet e SHBA-së hodhën gaz lotsjellës në Meksikë gjatë orëve të para të vitit të ri për të larguar rreth 150 emigrantë që u përpoqën të shkelin gardhin kufitar në Tijuanë, transmeton REL.

Dogana dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA-së, thanë në një deklaratë të martën më vonë, se gazi ishte përdorur për të shënjestruar hedhësit e gurëve po jo emigrantët që po përpiqeshin të kalonin kufirin, njofton AP.

“Asnjë zyrtar i sigurisë nuk ka dëshmuar se ndonjë emigrant, duke përfshirë fëmijët, kanë përjetuar efektet e agjentëve kimikë, të cilët kishin në shënjestër hedhësit e gurëve që ishin më larg”, thuhet në deklaratë.

Mëgjithatë, një fotograf i agjencisë Associated Press, pa të paktën tre gazlotsjellës të hedhur në anën meksikane të kufirit, pranë plazhit të Tijuana, që prekën emigrantët, duke përfshirë gratë dhe fëmijët, si dhe gazetarët. AP shkruan se gurët u hodhën vetëm pasi agjentët e SHBA-së qëlluan me gaz lotsjellës.

Agjencia tha se 25 emigrantë u arrestuan ndërsa të tjerët u zvarritën në Meksikë përmes një vrime nën gardh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button