Disa persona nga Treboshi i Zhelinës janë arrestuar pasi janë kapur duke pirë marihuanë

Më 01.01.2019 në orën 01:10 nga ana e zyrtarëve policor nga SPB Tetovë në rrugën “Marshall Tito” në afërsi të mbikalimit hekurudhor janë parë disa persona të cilët kanë qenë në afërsi të një automjeti “Golf”, të cilët kanë qenë duke pirë marihuanë, informojnë nga Policia, njofton Portalb.mk.

Nga liria janë privuar E.M. (19), S.Sh. (18), V.I. (19), M.F. (20) dhe A.K. (19) të gjithë nga fshati Trebosh i Komunës së Zhelinës.

Pas dokumentimit të rastit, Policia paralajmëron padi përkatëse për të njëjtit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button