Kinë, janë mbyllur disa xhami për “edukim fetar të paligjshëm”

Autoritetet e Kinës kanë mbyllur tri xhami në provincën Yunnan, me pretekstin se kanë bërë “edukim të paligjshëm fetar”, raporton Anadolu Agency (AA).

Gazeta e përditshme “South China Morning Post”, shkruan se zyrtarët kanë thënë se xhamitë që kanë funksionuar në qarkun Weishan janë mbyllur për besimtarët sepse në to, është bërë “edukim i paligjshëm fetar”.

Gjatë mbylljes së xhamive, ndodhën përleshje mes forcave të sigurisë dhe muslimanëve Hui, të cilët tentonin të parandalonin mbylljen e objekteve fetare. Nuk ka të dhëna për arrestime.

Në videon të cilën e ka publikuar media kineze, mund të shihen xhamitë e mbyllura me zinxhirët, por jo edhe detaje tjera.

Në përpjekjet e autoriteteve kineze në Weishan për të “ruajtur harmoninë dhe stabilitetin fetar”, të shtunën në Huihuideng, Sanjia dhe Mamichang, hyri në fuqi një vendim për ndalimin e “tre fushave ku bëhen aktivitete të paligjshme fetare”.

Autoritetet lokale në Weishan arsyetohen se individët në këto zona, pa lejen e autoriteteve fetare kanë kryer aktivitete të paligjshme fetare, ndërkohë që siguronin edhe arsim.

Llogaritet se në Yunnan jetojnë rreth 700.000 muslimanë kinez Hui.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button