Tretësit për shpërlarjen e fytit dhe lehtësimin e dhimbjeve

Sot po flasim për tretës të ndryshëm të shpërlarjes së fytit, që mund t'ju ndihmojnë nëse ndjeni dhimbje

Kohët e fundit kemi ndarë disa këshilla të cilat mund t’ju vijnë në ndihmë nëse keni dhimbje fyti, ndërsa sot flasim për tretësit e ndryshëm për shpërlarjen e fytit që mund t’ju ndihmojnë.

Tretës me kripë – në një gotë me ujë, shtoni një lugë çaji me kripë dhe me këtë bëni gargarë çdo orë. Nëse dëshironi tretës më të koncentruar, mund të zvogëloni sasinë e ujit në 1 dl, transmeton Panacea.al.

Tretës qetësues – një lugë çaji me lule të thata kamomili shtojeni në 2 dl ujë të vluar. Lëreni që të ftohet dhe kullojeni. Bëni gargarë disa herë gjatë ditës. Në vend të luleve të kamomilit ju gjithashtu mund të përdorni gjethe sherbeleje.

Tretës antibakterial – në një gjysmë decilitër ujë, shtoni një lugë gjelle uthull molle dhe një lugë çaji me mjaltë. Bëni gargarë disa herë në ditë. Gjithashtu efektiv është edhe tretësi i përbërë nga: një gjysmë decilitre ujë i vakët, një çerek lugë çaji me kripë, lëng limoni dhe një lugë çaji mjaltë.

Tretësi anti-inflamator – në një gotë me ujë të ngrohtë tretni gjysmë luge çaji shafran Indie pluhur dhe gjysmë lugë çaji kripë. Edhe një tretës tjetër efektive me erëza përgatitet në këtë mënyrë: një lugë çaji me karafil (i grirë) të shtohet në 2 dl ujë të vluar dhe lëreni në zjarr të qetë për 10-20 minuta. Pastaj kullojeni çajin dhe përdorni atë për gargarë disa herë në ditë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button