Katalonja do të vazhdojë kërkesën për pavarësi në vitin 2019

 Qeveria e administratës autonome të Katalonjës, e cila dëshiron të ndahet nga Spanja, ka dhënë mesazhin se nismat pro-pavarësisë do të vazhdojnë në vitin 2019, transmeton Anadolu Agency (AA).

President i Qeverisë së Administratës Autonome të Katalonjës, Quim Torra, në mesazhin e tij për vitin e ri të publikuar në televizionin katalonjas u ka bërë thirrje mbështetësve pro pavarësisë që “të jenë të bashkuar në vitin 2019 dhe të jenë kundër padrejtësisë”.

Torra ka uruar që viti 2019 të jetë rast “Për të përmbysur muret e presionit të shtetit spanjoll dhe kundërshtimin e padrejtësisë”.

Quim Torra, i cili dëshiron “një zgjidhje paqësore dhe demokratike” për Katalonjën që nuk e braktis kërkesën e saj për pavarësi, në këtë drejtim i ka kërkuar kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez që të nisë “një dialog që të jetë i sinqertë, i guximshëm dhe i besueshëm”. Po ashtu Torra ka ripërsëritur edhe kërkesën e tij për ndërmjetësim ndërkombëtar në zgjidhjen e problemit të Katalonjës.

Kryeministri spanjoll Sanchez, i cili është edhe lideri i Partisë Socialiste laburiste, më 20 dhjetor u takua në Barcelonë me presidentin e Qeverisë së Administratës Autonome të Katalonjës, Quim Torra.

Sanchez, duke i konsideruar “të panegociueshme” kërkesat e Katalonjës për pavarësi, ai ka thënë se ishte pro dialogut për të zgjidhur problemet në Katalonjë.

“Rreth statusit të autonomisë dhe kushtetutës mund të flasim çdo gjë. Jashtë këtyre asgjë”, ka deklaruar Pedro Sanchez, duke i cilësuar “monolog” 21 pikat që Torra kishte paraqitur për të negociuar në takimin në fjalë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button