Jo vetëm futboll, lojtarët e Partizanit pranë njerëzve në nevojë (VIDEO)

Me rastin e festave të fundvitit, FK Partizani i pranishëm në qytetin e Cërrikut, vendlindjen e portierit Alban Hoxha, njofton Supersport.al.

Pjesëtarë të stafit dhe titullarë të ekipit, në bashkëpunim edhe me aktivistët “Grupimi 5 Plus Cërrik”, dhuruan pako me ushqime dhe veshmbathje këtë të diel të fundit të 2018-s, duke u ardhur në ndihmë familjeve në vështirësi nën moton “Bamirësia nuk të varfëron”. Falë këtij aktiviteti, i cili nuk është i vetmi, përfaqësuesit e kuq përcollën mesazhin human për të qenë sa më pranë njerëzve në nevojë në prag të vitit të ri. Një vizitë e këndshme ka rezultuar edhe për fëmijët, të cilët kanë patur mundësi të takojnë dhe përqafojnë nga afër lojtarët e skuadrës të cilën simpatizojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button