Gjykata Kushtetuese: Kacarska nuk e ka diskriminuar Jankullovskën gjatë pushimit të lehonisë

Gjykata Kushtetuese, në seancën të mbajtur më 25 dhjetor të 2018-s, ka sjellë vendim me çka e ka hedhur poshtë kërkesën e ish ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska për mbrojtje të lirive dhe të drejtave, njofton Portalb.mk.

Nga Gjykata Kushtetuese kanë kërkuar që të deklarohet për Nenin 110, Alinea 3 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, që ka të bëj me ndalesën për diskriminim të qytetarit në baza gjinore dhe të përkatësisë politike, në realizimin e të drejtës së amësisë dhe të drejtën e pushimit të lehonisë.

Sipas kërkesës së dorëzuar deri te Gjykata Kushtetuese, gjykatësja Dobrilla Kacarska ka caktuar dhe mbajtur gjykim intensiv për Gordana Jankullovskën në lëndën “Tanku”, duke ia ndërprerë kështu edhe pushimin e lehonisë, me kërcënime se e akuzuara me forcë do të sillet në gjykim, në rast se nuk paraqitet në seancat e caktuara, duke dashur të realizojë qëllimin që në afat sa më të shpejtë të sjellë aktgjykim.

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se nuk ka kompetencë që të vendos për të drejtat dhe interesat e qytetarëve në raste të caktuara si obligim i gjykatësve dhe organeve të tjera shtetërore, dhe as nuk mund të veprojë që të vlerësojë kushtetueshmërinë dhe ligjshmërinë e vendimeve të gjykatave tjera.

LEXO: Ankohet Gordana Jankullovska, dërgon letër publike për Deskoskën dhe Carovskën
LEXO: Jankullovska dy muaj pas lindjes duhet të paraqitet në seancë gjyqësore
LEXO: Gjykatësja Kacarsa e dërgoi ish-ministren Jankullovska në kontroll gjinekologjik
LEXO: Gordana Jankullovska është bërë nënë, ajo sot ka lindur fëmijën e saj të parë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button