New York Times: Hungaria e mbrojti kryeministrin e arratisur, a i ndihmoi edhe të ikë?

Gazeta ndërkombëtare “New York Times” dje ka publikuar artikull që ka të bëj me arratisjen e ish kryeministrit dhe ish liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski nga Maqedonia për në Hungari. Ajo ka shtruar dilemën se: A i ndihmoi Hungaria që të ikë Gruevski?”, transmeton Portalb.mk.

Derisa ishte në pritje të vendimit për ankesën ndaj aktgjykimit për korrupsion, ish kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski e linte përshtypjen se ishte pajtuar me faktin se do të shkonte në burg.

Në fillim të nëntorit, Gruevski kontaktoi autoritetet e burgut për kushtet në burg. Kërkoi nga truprojat e tij, të caktuar nga shteti, t’i blejnë rroba për periudhën që do ta kalonte në burg. Ecte nëpër qendër të Shkupit sikur po i shijonte ditët e fundit si një njeri i lirë.

Por, ditën kur më në fund duhej të paraqitet në burg, Gruevski u zhduk. U shfaq katër ditë më vonë – por në Hungari, ku së shpejti iu dha azil politik nga aleati i tij qeverisë së të djathtës ekstreme, kryeministri Viktor Orban.

“Ishte sikur në ndonjë film,” thotë Vesela Çerneva, zëvendësdrejtore e Këshillit të Evropës për marrëdhëniet me jashtë, një grup hulumtues.

Arratisja shkaktoi thashetheme të ndryshme dhe teori të shumta të konspiracionit. Por, intervistat me zyrtarë të lartë maqedonas zbuluan detaje të reja duke sugjeruar se Gruevski kishte qenë në kontakt me autoritetet hungareze ditët e fundit para arratisjes tij. Autoritetet maqedonase tani janë duke hetuar nëse përtej kufirit ai është transportuar me automjet me targa diplomatike hungareze.

Qeveria e Orban-it mohoi ndërhyrje në punët e brendshme të Maqedonisë ose ndonjë rol në kontrabandimin e Gruevskit jashtë vendit. Por me vetë faktin që e strehoi, Orban u futu në politikën e brishtë të Ballkanit në një kohë kur Maqedonia po bën përpjekje për të hyrë NATO dhe në Bashkimin Evropian – përpjekje të cilat Rusia po përpiqet t’i bllokojë.

Qeveria e tanishme maqedonase po përpiqet të përfundojë marrëveshjen historike diplomatike me Greqinë, me çka do të mënjanojë pengesën më të madhe për bashkimin e vendit në NATO dhe në bllokun evropian pas dy dekadash limbo diplomatike.

Në janar, Parlamenti duhet të votojë për të ndryshuar emrin e vendit në Republika Veriore e Maqedonisë. Greqia, e cila e kundërshton emrin aktual, që implikon ambicie territoriale ndaj rajonit të Greqisë veriore me të njëjtin emër, do të tërheqë veton për pranimin e Maqedonisë.

Gruevski, i cili u dënua me dy vjet burg për marrje të ryshfetit nga kontratat e qeverisë, kundërshtoi marrëveshjen me Greqinë dhe u bashkua me presidentin rus Vladimir Putin.

Edhe pse Gruevski u largua nga posti i tij në vitin 2016 në valën e një sërë skandalesh, ai mbeti figurë qendrore në politikën maqedonase. Largimi i papritur dhe shfaqja e tij e sërishme në Hungari, i rriti pengesat e mundshme në negociatat delikate para votimit në parlament dhe në diskutim me çka përfshiu elemente të forta të destabilizimit.

Me dhënien e azilit për Gruevskin në Hungari, Orban mund të ketë treguar kryesisht besnikëri personale ndaj një fryme të ngjashme. Por nuk ka asgjë kundër dëmtimit kolateral. Orban nuk e fsheh simpatinë e tij për Putinin dhe Trumpin, si dhe për shkatërrimin e Perëndimit siç e njohim, thotë Çerneva, eksperte për politikën e Ballkanit.

Që nga marrja e detyrës në vitin 2010, Orban është transformuar nga një lojtar margjinal në politikën evropiane në zërin kryesor nacionalist të kontinentit. Pasi shkaktoi erozion të institucioneve demokratike në vend, ai fitoi rëndësi ndërkombëtare gjatë krizës së refugjatëve të vitit 2015, kur kërkoi nga Bashkimi Evropian që të marrë qëndrim të fortë kundër emigrantëve, duke u angazhuar për fund të vlerave liberale dhe institucionet mbi të cilat është themeluar ajo.

Dhe ndërsa Maqedonia u bë stacion kyç përgjatë rrugës së migrimit nëpër Ballkan, Gruevski dhe Orban u afruan. Ata ndanë kundërshtimin ndaj migrimit, por gjithashtu një qasje të ngjashme ndaj pushtetit të brendshëm, ngrohtësi ndaj Putinit dhe shprehi që për të gjitha problemet e tyre të fajësojnë filantropin hungarez-amerikan Xhorxh Soros.

Orban vazhdoi të mbështeste partinë politike të Gruevskit edhe pas largimit tij nga posti dy vjet më parë. Këtë verë, Orban i mbështeti përpjekjet e partisë për të penguar marrëveshjen me Greqinë, madje edhe kur qeveria e tij tha se e mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO.

Por qeveria e Orbanit u përpoq të shmangë implikimin se direkt ndërhyn në sistemin gjyqësor e një vendi tjetër sovran, duke pohuar se Hungaria kishte rënë dakord për t’i ndihmuar Gruevskit, vetëm pasi ishte shfaqur – pa ndihmën e tyre – në Ambasadën e Hungarisë në Shqipëri.

“Autoritetet hungareze nuk kanë të bëjnë aspak me largimin e tij nga vendi” – thuhet në deklaratën e qeverisë hungareze.

Megjithatë, intervistat me tre zyrtarë të lartë maqedonas në tre ministri të veçanta, të cilët folën në anonimitet, sepse nuk ishin të autorizuar për të bërë deklarata publike, sugjerojnë një histori më të komplikuar.

“Javët përpara ikjes së tij, Gruevski e kishte vizituar ambasadën e Hungarisë në Shkup”, tha një zyrtar.

“Një numër jashtëzakonisht i madh diplomatësh hungarez kishin udhëtuar për në Maqedoni disa ditë para largimit të tij, ku kishin mbajtur takime private në hotele, duke përfshirë një në pronësi të kushëririt të z-ri. Gruevskit, ish-kreu i policisë sekrete”, sipas zyrtarit të dytë maqedonas.

“Vetë hungarezët në mënyrë diskrete i kishin pyetur kolegët maqedonas se sa ka gjasa që Gruevski do të përfundojë në burg”, tha zyrtari i parë.

Qeveria maqedonase nuk ka informuar publikisht se si Gruevski është larguar nga Maqedonia dhe ka hyrë në Shqipëri, pjesërisht për të shmangur paragjykimin gjatë hetimit dhe pjesërisht për të mos përkeqësuar marrëdhëniet me Hungarinë. Por, ata po i hetojnë pohimet se Gruevski është larguar nga Maqedonia në makinë diplomatike hungareze,.

“Veç kësaj, zyrtarët maqedonas ka marrë konfirmimin e agjencive të inteligjencës të Ballkanit që pas mbërritjes në Shqipëri, Gruevski nga disa diplomatëve hungareze është transferuar në Mal të Zi, prej ku një tjetër diplomat e ka transferuar menjëherë në Serbi”, informoi zyrtari i tretë i lartë.

Të nesërmen, Gruevski e ka kaluar kufirin verior në Hungari, njoftoi qeveria serbe, pa specifikuar se kush e ka shoqëruar atë.

Koordinimi i këtyre lëvizjeve tregon se Hungaria kishte të paktën disa paralajmërime për ikjen e Gruevskit, thanë të tre zyrtarët maqedonas. Dhe nuk është hera e parë që Orban të interesohet për çështjet maqedonase.

Duke filluar nga viti 2017, dy hungarezë të afërt me Orban blenë disa media maqedonase që e mbështetën Gruevskin dhe ishin kundërshtarë të fortë të marrëveshjes me Greqinë. Në një variant tjetër, ato do të mbylleshin për shkak të vështirësive financiare.

“Pritja e ngrohtë për Gruevskin në Hungari ishte vazhdim i diçkaje që njerëzit jashtë vendit mund të ketë harruar – se Orban viteve të fundit nuk ishte vetëm shembull për Gruevskin, por edhe e ka ndihmuar në mënyrë aktive. Ekziston një perandori e tërë e mediave që Orban e ka ndërtuar në Shkup”, thotë Çerneva.

Megjithatë, nëse roli i Hungarisë në arratisjen është nën llupë, administrata e kryeministrit Zoran Zaev po përballet me akuzat se në heshtje e ka lejuar Gruevskin të largohet pa pengesa në këmbim për mbështetjen e aleatëve të tij për marrëveshjen për emrin.

Qeveria e Zaevit e mohon këtë pretendim, duke thënë se mungesa e Gruevskit, përkundrazi, i ka komplikuar negociatat.

Por kritikët po pyesin vallë një pjesë e administratës, megjithatë, ka qenë  bashkëpunëtor në largimin e tij ose, së paku, tepër e paaftë për ta parandaluar.

Në shtator, zyrtarët e anti-korrupsionit kanë zbuluar se Gruevski pak kohë më parë kishte tërhequr më shumë se 100.000 euro, para të gatshme, nga llogaria e tij bankare, konfirmuan dy zyrtarët – por kjo nuk ishte konsideruar e mjaftueshme që të trajtohet si rrezik për arratisje.

Të premten 9 nëntor, ditën kur Gruevski u zhduk, nëpunësit policorët, të cilët sipas protokollit përcaktohen për të gjithë ish-kryeministrave, pas arritjes te blloku i apartament të tij, nuk kishin mundur ta marrin në telefon.

Pas publikimit të mungesës së tij nga eprorët e këtyre policëve, nuk është ndërmarrë asnjë veprim për ta gjetur – madje edhe pasi gjykata i kishte urdhëruar që të hënën tjetër të lajmërohet në burg.

Policia kishte pritur jashtë derës së ndërtesës së tij të banimit gjithë ditën, por nuk i kishte kushtuar vëmendje hyrjes së garazhit, përmes së cilës lehtë mund të hyhet ose të dilet me makinë.

Hetuesi tani dyshon se ai kishte ikur që të premten përmes garazhit për Shqipëri, ku ka arriti nëpër pikën kufitare malore pranë Dibrës.

Por urdhër arresti kombëtar u lëshua të hënën, më 12 nëntor, pasi Gruevski nuk ishte lajmëruar në burg. Mandati ndërkombëtar për arrest nuk ishte publikuar deri të martën në mbrëmje pasi Gruevski veç më kishte njoftuar se kishte arritur në Budapest.

Por, e gjithë kjo nuk ka ndikuar përfundimisht në vendimin e Orbanit për t’i ndihmuar Gruevskit – deklaroi Dimitar Beçev, ekspert për çështjet e Ballkanit në Universitetin e Karolinës Veriore, Çepëll Hill.

“Ky është demonstrim për të gjithë të tjerët në BE, se dikush mund ta shmangë drejtësinë edhe pas vrasjes”, tha Beçev.

“Mund të bëhet pothuajse çdo gjë dhe asgjë s’do të paguhet”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button