Grozdanova: Nuk duhet të pranohen në kopshte ose shkolla fëmijë të pa vaksinuar

Për shkak të lëshimeve të caktuara, në këtë moment edhe fëmijët të cilët nuk janë të vaksinuar pranohen në shkolla dhe në kopshte, e me atë vihet në pikëpyetje edhe zvogëlimi i imunitetit kolektiv, që është kusht i vetëm për parandalim të suksesshëm të sëmundjeve infektive (ngjitëse), paralajmëron për “Meta” prof. d-r. Aleksandra Grozdanova, kryetare e Komitetit për Imunizim pranë Ministrisë së Shëndetësisë, transmeton Portalb.mk.

Për rregullim ligjor të kësaj çështjeje, në këtë periudhë është duke punuar grup i formuar nga ministri Venko Filipçe.

“Tash më janë mbajtur takime pune të grupit punues, i formuar nga ministri i shëndetësisë, me përfaqësues të Ministrisë për shëndetësi, Ministrisë për punë dhe politikë sociale (MPPS) dhe nga Inspektorati Shtetëror sanitar dhe shëndetësor (ISHSSH). Do të shqyrtohen aspektet juridike dhe dispozitat ligjore për vaksinim si kusht i detyrueshëm për regjistrim në kopsht dhe shkollë. Jemi dëshmitar se për shkak të lëshimeve të caktuara aktualisht edhe fëmijët që nuk janë të vaksinuar pranohen në shkollë. Në atë mënyrë, dhe me zvogëlimin e përgjithshëm të përfshirjes në imunizim, vihet në pikëpyetje zvogëlimi i imunitetit kolektiv, që është kushti i vetëm për parandalim të suksesshëm të këtyre sëmundjeve infektive. Në atë rast, edhe fëmijët e vaksinuar i sjellim në rrezik, kurse edhe më tepër ata të cilët për shkak të moshës apo gjendjes shëndetësore nuk janë të vaksinuar”, thotë Grozdanova.

Rekomandim i grupit punues është që, në periudhën e ardhshme, ekipe parandaluese t’i vizitojnë entet parashkollore dhe shkollat duke pasur parasysh se pjesa më e madhe e prindërve kanë pyetje dhe dilema në lidhje me vaksinimin.

“Ajo që është më shqetësuese janë pasiguria, jo kompetenca dhe arsimi i pamjaftueshëm i një pjese të punëtorëve shëndetësor për imunizim, që shpesh rezulton ma atë që në vend se këto punonjës të jenë promotorë të parandalimit, të jenë propagandues të informatave joprofesionale për imunizim. Gjendja e këtillë i vë në dyshim prindërit dhe një pjesë e madhe e tyre bien nën ndikimin e mediave sociale të mbushura me informata të pasakta për imunizim. Cilësia dhe siguria e vaksinave janë në prej proceseve me kontrollin më rigoroz në gjithë industrinë farmakologjike dhe të mos harrojmë që u jepen miliona fëmijëve në nivel botëror, me dekada me radhë. Apeli i personave profesional është që prindërit me kohë t’i vaksinojnë dhe me atë t’i mbrojnë fëmijët e tyre, për shkak se vaksina është masa e vetme dhe efikase për parandalim të epidemisë dhe mbrojtje të fëmijëve nga komplikimet e mundshme serioze që i sjell fruthi”, thekson Grozdanova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button